Dardanët mbyllin stërvitjet, gati për sfidën e nesërme kundër San Marinos
BKT
Sport

Dardanët mbyllin stërvitjet, gati për sfidën e nesërme kundër San Marinos

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para miqësores së parë kundër San Marinos, e cila zhvillohet nesër në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm edhe dy prurjet e reja, Astrit Selmani dhe Bashkim Ajdini. Atyre mirëseardhje u ka shprehur përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa duke pasur parasysh se në fundjavë kishin ndeshje me klubet e tyre në këtë seancë bën stërvitje të diferencuar nga pjesa e tjetër, me disa vrapime të lehta dhe ushtrime fizike.

E stërvitje të veçantë në kampin e Dardanëve ka bërë edhe Milot Rashica.

Gjithsesi, ekipi nesër pritet të jetë i kompletuar.