16:31 / 04.06.2021
Superkupa e Evropës do të zhvillohet në Belfast
Superkupa e Evropës do të zhvillohet në kryeqytetin e Irlandës së Veriut në Belfast. Chelsea ka konfirmuar përmes llogarisë zyrtare në Twitter, lokacionin e Superkupës së Evropës.
Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Europa League do të takohen në Irlandën Veriore në gusht. Chelsea i cili është fitues i Ligës së Kampionëve do të përballet me Villarrealin i cili fitoi Europa League.
Ndeshja do të zhvillohet në qytetin e Belfastit në stadiumin “Park in Belfast”.























