18:39 / 04.06.2021
12 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se as gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 12 raste pozitive me koronavirus.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.























