19:53 / 04.06.2021
Kosova mposht Maltën
Kosova ka fituar miqësore e dytë radhazi. Këtë herë e ka mposhtur Maltën me rezultat 2-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në Austri Kosova e dominoi takimin.
Kosovarët kaluan në epërsi në minutën e 19-të me anë të Milot Rashicës.
Malta e ka barazuar rezultatin në përfundim të pjesës së parë me anë të futbollistit Dimech.
Ka qenë minuta e 83-të kur mbrojtja malteze ka bërë një gabim dhe Milot Rashica ka realizuar gol.
Me kaq është mbyllur edhe ndeshja.
Ndeshja pati karakter miqësor.























