Një tjetër yll i Cityt në radarin e Barcelonës, por ka konkurencë të madhe
BKT
Sport

Një tjetër yll i Cityt në radarin e Barcelonës, por ka konkurencë të madhe

Dy gjigantët e La Ligas në kërkim të mbrojtësit të Cityt.

Real Madridi dhe Barcelona janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Manchester Cityt Aymeric Laporte, raporton “Caught Offside”.

Laporte u largua nga Athletic Bilbao drejt Manchester Cityt në vitin 2018, por anëtari i ri i Kombëtares së Spanjës nuk e gjeti vetën këtë sezon në planet e Guardiolas, përcjell KosovaPress.

Raportohet tani se City është duke e përgatitur një kontratë afatgjate për mbrojtësin anglez John Stones, i cili preferohet të kompletoj tandemin në mbrojtje me Ruben Dias, kështu duke e lënë të hapur mundësinë rreth largimit nga skuadra angleze këtë verë.