Shqipëria U21 takohet në miqësore me Bullgarinë U21
BKT
Sport

Shqipëria U21 takohet në miqësore me Bullgarinë U21

Shqipëria U21 po ashtu do të rikthehet sot në aksion për takimin miqësore të kategorisë së tyre, ndaj Bullgarisë.

Kombëtarja e shpresave hyn në këtë takim nga ora 17:30, e që do të jetë një fazë më shumë testuese për lojtarët më me pak minuta.

Shqipëria U21 tashmë ka filluar fazën kualifikuese për Euro U21, duke mposhtur San Marinon me rezultat 3-0.

Në anën tjetër, Bullgaria para pak ditësh ka zhvilluar takimin ndaj Rusisë U21, e që pësoi disfatë 1-0.

Kujtojmë se në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Shqipëria U21 gjendet në Grupin G me Kosovën, Slloveninë, Anglinë, Republikën e Çekisë dhe Andorrën që e mposhti 3-0, për t’u vendosur në vendin e parë.