​Gjakova në luftë për të bronztën kundër serbes Perishiq
BKT
Sport

​Gjakova në luftë për të bronztën kundër serbes Perishiq

Xhudistja kosovare Nora Gjakova u mposht në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait, dhe tani do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova në rrugëtimin e saj regjistroi katër fitore, njërën prej tyre pa luftë, derisa u ndal nga xhudistja kanadeze, përcjell KosovaPress.

Gjakova tani do të luftojë për medaljen e bronztë në këtë kampionat, ku do të luftojë kundër xhudistes nga Serbia, Marica Perishiq.