Juventusi i ofron 3 milion € më shumë yllit Depay se Barcelona
BKT
Sport

Juventusi i ofron 3 milion € më shumë yllit Depay se Barcelona

Sulmuesit Memphis Depay i përfundon kontrata më 30 qershor me Lyon dhe Barcelona që prej janarit e ka në listën e objektivave.

Shumë oferta për Memphis Depay.

Një ditë më parë mediat në Spanjë e bënin të sigurtë kalimin e sulmuesit te katalanasit, por frika e një skenari si me Georginio Wijnaldum është e pranishme.

Mundo Deportivo raporton se Juventusi i ka bërë një ofertë më të mirë holandezit. Bardhezinjtë i ofrojnë 3 milion euro më shumë në sezon dhe Depay me siguri do të duhet të mendohet mirë.

Te Barcelona e provuan në kurriz me Wijnaldum, pasi ua mori PSG në momentet e fundit me një ofertë shumë më të mirë.

Katalanasit deri më tani kanë bërë vetëm dy afrime zyrtare,  Sergio Aguero dhe Eric Garcia që u larguan me parametra zero nga Manchester City.