PSG e do në ekip Dembele
Paris Saint-Germain po vazhdon që të tensionoi Barcelonën dhe tani është duke treguar interesim në sulmuesin anësor të tyre, Ousmane Dembele, raporton “Marca”.
Tensionet mes klubit francez dhe Barcelonës janë duke e rritur.
Pavarësisht faktit që klubi francez ia mori nga duart “Blaugranëve”, transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum, PSG po synon që të tani të përforcojë repartin e sulmit duke e transferuar Dembelen.
Krerët e PSG e dinë që kontrata aktuale e Dembeles me Barcelonën do të skadojë në vitin 2022, dhe pritet që t’i ofrojnë francezit një marrëveshje që ta shmangin nënshkrimin e një kontrate të re.
Sezonin e kaluar 2020/21, Dembele ka bërë 30 paraqitje në La Ligan spanjolle, duke regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime për skuadrën e Barcelonës.























