Fazliu vazhdon kontratën me Dritën edhe për një vit

Fazliu vazhdon kontratën me Dritën edhe për një vit

Sulmuesi anësor, Astrit Fazliu ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën nënkampione, FC Drita, edhe për një vit.

Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja e klubit gjilanas, me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, përcjell Klan Kosova.

Drita me Astritin ka arritur suksese të mëdha, ku u shpallemi dy herë kampion i Kosovës.

“Tash më besojë që të gjithë e din se çfarë klubi është Drita dhe as që kam menduar dy herë për të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrektë dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur. Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhim ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit”.”, tha Fazliu.