Morina: Turqia do të jetë arrë e fortë për Italinë
BKT
Sport

Morina: Turqia do të jetë arrë e fortë për Italinë

Trajneri i futbollit Arbënor Morina ka thënë se Italia nuk do ta ketë lehtë me Turqinë.

I ftuar në RTK, ai ka komentuar ndeshjen Itali-Turqi, e cila është në kuadër të EURO 2020. 

"Turqia ka bërë një tranzicion viteve të fundit. Nëse e shohim formacionin, të gjithë lojtarët luajnë jashtw dhe vetëm dy në Turqi. Turqit kanë treguar një lojë shumë të mirë edhe në miqësoren e fundit", ka thënë ai.