20:33 / 11.06.2021
Krasniqi favorizon Italinë përballë Turqisë
Trajneri i futbollit Ramiz Krasniqi e ka favorizuar Italinë në ndeshjen me Turqinë.
I ftuar në RTK, ai ka komentuar ndeshjen Itali-Turqi, e cila është në kuadër të EURO 2020.
"Italia është një hap përpara. Vetë liga ku luajnë dhe kualiteti e flet këtë. Mendoj që beteja do të jetë në mesfushë. Kushdo që e fiton luftën në mesfushë do të jetë një hap më përpara", ka thënë Krasniqi.























