Italia e nis furishëm Evropianin, mposht Turqinë me tre gola
BKT
Sport

Italia e nis furishëm Evropianin, mposht Turqinë me tre gola

Italia e ka nisur furishëm kampionatin evropian të futbollit. Në ndeshjen hapëse e ka mposhtur Turqinë me rezultat 3-0. 

Në një ndeshje ku italianët kanë dominuar, seria e golave është hapur në minutën e 53-të me autogolin e Merih Demiral, por pastaj kanë ardhur edhe dy gola të tjerë, fillimisht Ciro Immobile në minutën e 66-të dhe më pas Lorenzo Insigne në minutën e 79-të. 

Në pjesë e parë rrjetat kanë mbetur të paprekura.

Rastin më të mirë për të shënuar e ka pasur Chiellini, kur është gjetur brenda zonës, ka gjuajtur me kokë, por topi është ndalur nga portieri turk. 

Italianët në disa raste kanë pretenduar për penallti, por referi ka menduar ndryshe.