19:10 / 12.06.2021
UEFA: Suspendohet ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës
UEFA ka dhënë lajmin për ndërprerjen e ndeshjes Danimarka – Finlanda e vlefshme për EURO20.
Futbollisti Christian Eriksen ra në tokë pa ndjenja në minutën e 43’të. Mediat e huaja thuhet se pësoi një sulm kardiak.
Eriksen tani është nisur për në spitalin më të afërt, kurse UEFA njofton se për shkak të emergjencës mjekësore ndeshja është suspenduar.
























