19:21 / 12.06.2021
Eriksen shihet gjallë në fotografi
Kjo është një fotografi që jep shpresë për fatin e Christian Eriksen. Ai duket i gjallë.
Christian Eriksen ka humbur vetëdijen në ndeshjen me Finlandën, e cila pastaj është ndërprerë dhe suspenduar nga UEFA. Atij është dhënë ndihma e parë nga ekipet mjekësore, por lojtarët danezë e kanë rrethuar vendin dhe shihen të përlotur. Ende nuk ka shumë informacionezyrtare për atë që ka ndodhur.
Mediat e huaja thuhet se pësoi një sulm kardiak.























