Prekazi: Belgjika e kontrollon lojën, po s`duhet ta nënçmojë Rusinë
BKT
Sport

Prekazi: Belgjika e kontrollon lojën, po s`duhet ta nënçmojë Rusinë

Trajneri i futbollit Rafet Prekazi konsideron se Belgjika ka kapacitetin që ta kontrollojë ndeshjen me Rusinë, por sigurisht që nuk duhet ta nënçmojë kundërshtarin.

Ai ka qenë mysafir në RTK për të bërë analizimin e ndeshjeve. 

"Nëse Belgjika e nënçmon Rusinë mund të gabojë shumë. Po nuk besoj që Belgjika është në atë nivel që ta nënçmojë atë. Belgjika ka mundësitë që ta dominojw ndeshjen. Belgjika tenton të komandojë me ritëm dhe ta kontrollojë lojën", ka thënë ai.