21:31 / 12.06.2021
Ndeshjen që vazhdoi e fiton Finlanda
Finlanda ka fituar ndaj Danimarkës në ndeshjen e cila u ndëpre pas rastit me Christian Eriksen, i cili luftoi për jetë disa minuta.
Ndeshja u ndëpre në fund të pjesës së parë kur Eriksen ra për tokë ani se nuk kishte kontakt me dikë në atë moment.
Ndeshja fillimisht është ndërprerë e suspenduar, por megjithatë ka vazhduar aty ku ka mbetur.
Joel Pohjanpalo ka shënuar për Finlandën në minutën e 59-të.
Danezët kanë mundur të barazojnë në minutën e 74 sikur Pierre-Emile Hoejbjerg të tregohej i saktë nga penalltia.























