18:48 / 13.06.2021
Austriakët dhe maqedonasit shënojnë nga një gol në pjesën e parë
Austria dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur me gola paraqitjen në Euro 2020.
Pjesa e parë e ndeshjes së këtyre dy kombëtareve ka përfunduar baraz 1-1.
Ka qenë Austria e cila ka shënuar e para, kur Lainer S. në minutën e 18-të ka gjetur golin. Pas dhjetë minutash, në minutën e 28-të, Maqedonia ka barazuar përmes Pandev.























