19:55 / 13.06.2021
Austria mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut
Austria e ka mposhtur bindshëm Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e parë të Grupit C në Euro 2020.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1.
Ka qenë Austria e cila ka shënuar e para, kur Lainer S. në minutën e 18-të ka gjetur golin. Pas dhjetë minutash, në minutën e 28-të, Maqedonia ka barazuar përmes Pandev. Me këtë rezultat skuadrat kanë shkuar në pushim.
Në pjesën e dytë austriakët kanë shënuar edhe dy herë. Fillimisht Michael Gregoritsch në minutën e 78-të dhe më pas Marko Arnautovic në minutën e 90-të.
Ndeshja tjetër e grupit mes Ukrainës dhe Holandës zhvillohet sonte nga ora 21:00.























