14:44 / 15.06.2021
Llapi përballet me Shkupin, Drita me klubin shqiptar nga Mali i Zi, Deçiq
Llapi dhe Drita i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrethin e parë kualifikues në Europa Conference League.
Shorti i hedhur të martën në Nyon i kanë vënë klubet kosovare përballë klubeve nga shtetet fqinje, me Llapin që do të ballafaqohet me Shkupin e Maqedonisë së Veriut dhe Dritën që do të ketë punë me skuadrën shqiptare, Deçiqi nga Mali i Zi.























