20:02 / 16.06.2021
Itali – Zvicër, formacionet zyrtare, Xhaka e Shaqiri titullar
Italia e pret Zvicrën në stadiumin “Olimpico” të Romës në kuadër të rrethit të dytë të ndeshjeve të Grupit A.
Pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Uellsit, Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës ka nevoje për tre pikë të reja në mënyrë që të jetë në luftë të fortë për të kalur grupin.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Shar, Akanji; Mbabu, Freuler, Xhaka, Ricardo Rodriguez; Shaqiri, Embolo; Seferovic.























