Ateltico Madridin mendon për shkëmbimin e bujshëm

Ateltico Madridin mendon për shkëmbimin e bujshëm

Fitimi i titullit kampion ka shtuar oreksin e Atletico Madrid, që sezonin e ardhshëm do të synojë të rikthehet edhe njëherë në finalen e Champions League.

“Colchoneros” kanë arritur akordin me Udineses për Rodrigo De Paul, me argjentinasin që do të jetë një përforcim me vlera për mesfushën e ekipit të Diego Simeones.

Drejtuesit e klubit spanjoll kërkojnë një tjetër lojtar nga Serie A. Mundo Deportivo shkruan se trajneri i ka kërkuar presidencës t’i sjellin Paulo Dybala.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira, teksa pak ditë më parë nuk hasën probleme në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për rinovimin e huazimit të Alvaro Moratës.

Për të arritur te fantazisti latin, Atletico është gati t’i ofrojë Juventusit shërbimet e mesfushorit Saul Niguez, për të cilin interesohet edhe Bayern Munchen.