Belgjika më përmbysje mposht Danimarkën

Belgjika më përmbysje mposht Danimarkën

Belgjika ka siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Evropianit 2020, pasi sonte mundi Danimarkën, me rezultat 1-2, në kuadër të rrethit të dytë të kësaj garë prestigjioze, raporton RTKLive.com.

Danezët mirë e nisen lojën dhe vetëm pas dy minutave lojë, kaluan në epërsi përmes Polusen, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, belgët u treguan ekip më i mirë, duke shënuar dy gola. Fillimisht Thorgan Hazard në minutën e 55’ barazoi shifrat në 1-1, derisa Kevin De Bruyne në minutën e 71’, ia siguroi fitoren skuadrës së Belgjikës.

Pas kësaj fitore, Belgjika kryeson Grupin B me gjashtë pikë të tubuara, derisa Danimarka ende s’ka fituar asnjë pikë. /RTKLive/