16:07 / 18.06.2021
Kosova U19 pëson nga Shqipëria në ndeshjen e dytë
Kombëtarja U19 e Shqipërisë ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Kosovës U19.
Ndeshja e zhvilluar në paraditen e sotme në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 3-0.
enri Nerguti, Klevi Qefalija dhe Dejvid Janaqi shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e dytë miqësore. Ndeshja e parë ishte fituar 1-0 nga “Dardanët”.
Këto dy ndeshje miqësore u zhvilluan në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022, të cilat zhvillohen në tetor.























