Kombëtares së Kosovës do t’i bashkohet basketbollistja Astera Tuhina
BKT
Sport

Kombëtares së Kosovës do t’i bashkohet basketbollistja Astera Tuhina

Njëra nga basketbollistet më të talentuara në Kosovë, 16 vjeçarja Astera Tuhina, e cila tash e disa vite luan në Spanjë tek Club Deportivo Promete, më 1 korrik do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës në përgatitjet për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet prej 20 deri më 25 korrik në Nicosia të Qipros.

Astera Tuhina pritet të jetë ndër basketbollistet bartëse të Kosova A në debutimin e skuadrës seniore në gara zyrtare të FIBA-s.