Samiti i Arsimit dhe aftësimi profesional
Në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, mysafir në studio ishin Albina Berisaha, menaxhere e projektit EYE Helvetas dhe Arif Panxha, drejtor ekzektuiv i Klubit të Prodhuesve Vendor, ku folën për kahet e arsimit dhe aftësimin profesional i të rinjve në Kosovë.
“Samiti i Arsimit do të mbahet në Parkun e Inovacionit në Prizren, ku do të fillojë nesër e do të zgjasë dy ditë, sepse ky qytet është vend atraktiv për tërheqjen e investimeve dhe shkollimeve dhe trajnimeve”, deklaroi, mes tjerash, Arif Panxha, drejtor ekzekutiv iKlubit të Prodhuesve Vendor.
Tutje ai shtoi se qëllimi I këtij samiti është që të bëjë gati të rinjtë në aftësimin e tyre profesional për tregun e punës.
Ndërkaq Albina Berisha, si përfaqësuese e një donacioni për këtë qëllim, pra arsim e aftësim professional, theksoi se qëllimi i këtij samiti është promovimi i aftësimit professional, që të bashkohen të gjithë aktorët relevant në këtë fushëveprim.
“Synimi parësor është gjetja e një rruge e të gjithë aktorëve , qofshin ato institucionet edukative arsimore, qofshin biznese, apo donatorë të ndryshëm, që do të ngriste aftësimin professional te të rinjtë tanë e që do të krijoheshin kuadro profesionale për punë”, theskoi Albina Berisha, menaxhere e projektit EYE Helvetas.
Më tej ajo theksoi se qëllimi i këtij samiti ka të bëjë edhe me udhëzimin e të rinjve në përzgjedhjen e shkollimin professional, çfarë i ofron shkollimi professional në karrierën e tyre, etj./RTKLive























