KB Prishtina emëron trajnerin e ri
BKT
Sport

KB Prishtina emëron trajnerin e ri

Ish-trajneri i Cibona Zagrebit dhe shumë skuadrave tjera elitare, Ante Nazor është emëruar trajner i klubit të basketbollit Prishtina.

Kroati 42 vjeçar ka një karrierë të bujshme në zejen e trajnerit, ku ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur shumë suksese.

Ai ishte ndihmës trajner dhe kryetrajner i Kombëtarës së Kroacisë për kategoritë e reja, kryetrajner i skuadrave të famshme si, Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE.

Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura.

Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës në ABA League.