Spinazzolas flet pas operimit nga lëndimi që do ta lë jashtë gjashtë muaj
BKT
Sport

Spinazzolas flet pas operimit nga lëndimi që do ta lë jashtë gjashtë muaj

Leonardo Spinazzola ka postuar një mesazh në Instagram pasi që e ka kryer me “sukses operacionin” në thembrën e Akilit. “Rikuperimi fillon tani”

28 vjeçari u lëndua të premten në ndeshjen çerekfinale Itali-Belgjikë derisa në pjesën e dytë lëndoi thembrën e Akilit. Sot, ai e ka kryer operimin në Finlandë dhe pritet të kthehet në aksion pas gjashtë muajve, transmeton Periskopi.

“Klubi mund të konfirmojë që Leonardo Spinazzola është operuar më sukses të hënën në thembrën e Akilit të këmbës së tij të majtë, pas lëndimit të tij në ndeshjen ku Italia fitoi kundër Belgjikës në Euro 2020 më 2 korrik”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit të Romës.

“Operacioni, i cili është kompletuar në Turku të Finlandës nga profesor Lasse Lempainen nën vazhdimin e shefit të mjekëve të klubit, Massimo Manara, ka përfunduar me sukses. Gjendja e lojtarit dhe periudha e rikuperimit do të bëhet e ditur në javët në vazhdim”.

Pas operimit, ylli i Giallorossi ka publikuar një foto në Instagram nga shtrati i spitalit. “Operacioni shkoj mirë”, ka shkruar Spinazzola”.

“Falëminderit të gjithëve që me mbështetet, kanë qenë shumë nga ju. Rikuperimi fillon tani … do të shohim kur do ta takojmë njëri-tjetrin”.