22:42 / 05.07.2021
Uzuni: Synojmë fitore
Myrto Uzuni, futbollisti shqiptar i klubit hungarez. Ferencvaros, që nesër luan kundër Prishtinës ka thënë se synohet fitorja. Ai ka folur para ndeshjes që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Champions League.
“Unë mendoj se periudha e përgatitjes ishte shumë e mirë për ne, ne luajtëm ndeshje të mira dhe ishim të suksesshëm. Kemi një trajner me një mentalitet të fortë që e ka përgatitur ekipin shumë mirë. Të martën, ne duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, t’i paraqesim tifozëve tanë një fitore”, ka thënë Uzuni.























