12:22 / 08.07.2021
Tokio shpall gjendje të jashtëzakonshme, dy javë para Lojërave Olimpike
Kryeministri i Japonisë, Yshihide Suga ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Tokio, pak javë para fillimit të Lojërave Olimpike.
Vetëm dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike, qeveria ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së Covid 19 në Tokio, transmeton Periskopi.
Kujtojmë që Olimpiada “Tokio 2020” do të fillojë me 28 korrik dhe do të zgjas deri me 8 gusht.























