Scolari rikthehet të trajnojë në moshën 72-vjeçare
BKT
Sport

Scolari rikthehet të trajnojë në moshën 72-vjeçare

Luiz Felipe Scolari rikthehet të trajnojë në moshën 72-vjeçare. Trajneri i njohur i cili arriti të fitonte Botërorin në vitin 2002 me kombëtaren e Brazilit rikthehet për të katërtën herë në pankinën e skuadrës së Gremios.

Braziliani ka firmosur një kontratë deri në dhjetor të vitit 2022. 

Ish-trajneri i kombëtares braziliane do të debutojë në derbi ndaj Internacionalit në fundjavë, transmeton Panorama.

Me skuadrën e Gremios, Skolari ka mundur të fitojë Kupën e Brazilit në vitin 1994, Kupën Libertadores në vitin 1995 dhe kampionatin në vitin 1996.