Koeman nuk siguron nëse Griezmann do të qëndrojë tek Barcelona
Ronald Koeman është pyetur për të ardhmen e Antoine Griezmann.
Griezmann i cili e ka përfunduar aventurën e tij me Francën në “Euro 2020” pas eliminimit nga Zvicra, nuk e ka të ardhmen e sigurt në Barcelonë.
Sipas “Diario AS”, Koeman është pyetur për të ardhmen e francezit dhe nuk ka dhënë sinjale sigurie për të.
“Unë llogaris në të gjithë lojtarët që kemi, por nëse ka ndonjë ndryshim ne do të duhet ta pranojmë atë, por për këto gjëra vendos klubi”, tha ai.
“Ka ende kohë të mbetur, por do të shohim se kush largohet e kush qëndron, prioritet mbi të gjitha për ne është qëndrimi i Messit”, tha Koeman.
“Griezmann ka qenë edhe është një lojtar tejet i rëndësishëm për ne, por e përsëris që me këto vendime merret klubi dhe tani për tani qëndrimi i Messit është prioriteti ynë dhe për këtë duhet të angazhohemi në maksimum si klub”, përfundoi Ronald Koeman.























