Alioski drejt nënshkrimit me gjigantin turk
BKT
Sport

Alioski drejt nënshkrimit me gjigantin turk

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, më në fund ka zgjedhur të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij duke nënshkruar kontratë me gjigantin turk Galatasaray.

Informacioni u botua fillimisht nga gazeta turke “Fanatik”, dhe më pas u përhap nga media të shumta në këtë vend.

Sipas “Fanatik”, Galata arriti të përfundojë negociatat me Alioskin dhe sot u nënshkrua marrëveshja zyrtare midis dy palëve, pas së cilës Alioski duhet të zhvendoset zyrtarisht në Stamboll në ditët në vijim.

Drejtuesit e Trabzon dhe Fenerbahce gjithashtu treguan interes për lojtarin e kombëtares maqedonase, por Galata arriti të përfundojë negociatat që zgjatën më shumë se katër muaj.