Rashica: Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, mezi pres t’ia nisi
BKT
Sport

Rashica: Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, mezi pres t’ia nisi

Ylli kosovar, Milot Rashica muajin e kaluar kompletoi transferimin te Norwich City.

Rashica ka nënshkruar kontratë me klubin anglez, derisa për faqen zyrtare të tyre ka dhënë një intervistë duke shpjeguar synimet dhe arsyen pse zgjodhi skuadrën.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Mezi pres t’ia nisi. Jam përshtatur mirë me familjen time, pra gjithçka ishte gati dhe përgatitur për ne. Tani, kam nisur stërvitjet dhe jam vërtet duke i shijuar”.

“Çdo gjë është e mrekullueshme, çdo gjë është mirë dhe jam duke shikuar përpara”.

Rashica tutje shpjegoi arsyen pse zgjodhi Norwichin.

“Kishim pasur kontakt më herët, por interesimi ishte shumë seriozë dhe që nga fillimi. Kisha bisedë të mirë me trajnerin dhe më shpjegoi çfarë donte nga unë, stilin e lojës së skuadrës dhe mendoj se do përshtatem mirë. Nuk kisha shumë për të menduar dhe vendosa të vija”.

“Stili i lojës më përshtatet sepse luajnë futboll ofensivë dhe iu pëlqen ta mbajnë topin. Shpresoj se mund të përdor kualitetin një kundër një ose të bëjë ndryshimin. Kemi lojtarë të mirë dhe do jem gati që të vrapojë para mbrojtjes dhe të jap gjithçka.

Ndeshja e parë do jetë ndaj Liverpoolit, por Rashica beson që do t’ia dalin mirë.

“Të luajmë ndaj Liverpool do jetë shumë vështirë, por kemi pasur parapërgatitje të mirë dhe kemi disa javë, mendoj se do t’ia dalim të përgatitemi mirë për këtë ndeshje”.

“Jam shumë i emocionuar dhe shpresoj që të kemi tifozët në ndeshjen e parë. Do ishte e mrekullueshëm te nisim me ta”, deklaroi ai.

Rashica te Norwich do mbajë numrin 17 në fanellë.