20:48 / 15.07.2021
Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Fadil Vokrri’
Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Llapit dhe Shkupit, raporton RTKLive.com.
Llapjanët dhe skuadra nga Shkupi po ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të Conference League.
Skuadra e Tahir Batatinës ishte ekip dominues në pjesë e parë, duke rrezikuar disa herë portën mysafire, megjithatë, gola në këtë pjesëlojë nuk kishte.
Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Shkup, është mbyllur më epërsinë e shkupjanëve prej 2-0.
Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/























