Drita kalon në rundin tjetër të Conferencë League, e pret Feynordi
BKT
Sport

Drita kalon në rundin tjetër të Conferencë League, e pret Feynordi

FC Drita ka kaluar në rundin e dytë të UEFA Conference League, pasi që sonte mundi edhe ndeshjen e dytë Decic, me rezultat 0-1, dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1, kalon në rrethin tjetër, raporton RTKLive.com.

Skuadra gjilanase ka bërë paraqitje mjaft të mirë sonte në sfidën kthyese kundër Decic, ndeshje kjo e zhvilluar në Mal të Zi.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll pa gola.

Ndërkaq, në pjesën e dytë, skuadra jonë, në finish të ndeshjes përmes Ardian Cuculit gjeti golin e fitores pas asistimit te Astrit Fazliut.

Drita në rundin e dytë do të ndeshet me gjigantin holandez, Feynord. /RTKLive/