Dy gjigantët italian pas Pjaniçit
BKT
Sport

Dy gjigantët italian pas Pjaniçit

Roma dhe Juventusi do të mundohen ta huazojnë mesfushorin e papërdorshëm boshnjak nga Barcelona

Miralem Pjaniç mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere. Mesfushori boshnjak nuk e gjeti veten sa duhet në Barcelonë dhe ka ardhur koha për largimin e tij nga “Camp Nou”. Gjiganti katalunas është duke pritur oferta për mesfushorin kreativ.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Roma dhe Juventusi kanë bërë oferta për 31 vjeçarin, përcjell “GE”.

Mirëpo, dy ish-klubet e duan Pjaniçin vetëm në formë huazimi pasi nuk duan të shpenzojnë para për kartonin e tij.

Pjaniç kishte eksperienca të suksesshme në Serie A, por tek Barça ishte i papërdorshëm.