21:07 / 16.07.2021
Rashani transferohet në Francë, firmos për këtë skuadër
Sulmuesi Elbasan Rashani është transferuar në Francë.
Rashani karrierën e tij do ta vazhdoj në Ligue I të Francës te skuadra e Clermont.
Sulmuesi ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me klubin francez të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.
Së fundmi reprezentuesi kosovar ishte pjesë e BB Erzurumsport ku zhvilloi 12 paraqitje dhe realizoi tre gola.
28-vjeçari, në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si Odd ,Brondby dhe Rosenborg.
Rashani ka zhvilluar 16 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës dhe ka shënuar tre gola.
Lajmin për transferimin e kosovarit e ka bërë të ditur vetë klubi i Clermont.























