Arsenali nuk heq dorë nga Locatelli
BKT
Sport

Arsenali nuk heq dorë nga Locatelli

Arsenali është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Sassuolo për Manuel Locatellin, por vetëm nëse vetë lojtari dëshiron të transferohet në stadiumin “Emirates”..

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Arsenali është i gatshëm t’i paguajë Sassuolos 40 milionë euro për Manuel Locatellin, por ata duan vetëm të nënshkruajnë me lojtarë që janë të lumtur dhe të sigurt që të luajnë për këtë klub, përcjellë KosovaPress.

Nga ana tjetër, analisti Gianluca Di Marzio raportoi në fillim të kësaj jave se Juventusi ishte takuar me Sassuolon të premten për të provuar dhe rënë dakord për një marrëveshje për Locatellin, duke paraqitur ofertën e tyre të parë zyrtare.