Mici: Megjithëse jemi më cilësor, këtë duhet ta dëshmojmë nesër në fushë
BKT
Sport

Mici: Megjithëse jemi më cilësor, këtë duhet ta dëshmojmë nesër në fushë

Futbollisti i Prishtinës, Gledi Mici ka thënë se ekipi duhet ta dëshmojë në fushën e lojës përgatitjen e vet.

Ai është prononcuar para ndeshjes në Conference League me kampionin e Uellsit, Connah’s.

“Ndjehemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Megjithëse fare nuk do të jetë lehtë, tek e fundit edhe ata janë kampion shteti. Megjithatë e konsideroj skuadrën tonë më në epërsi shkak faktit se mendoj se jemi më cilësor, por kjo prapë mbetët të dëshmohet nesër në fushë. Duam që nesër të japim më të mirën e të kemi më lehtë në ndeshjen kthyese. Janë 180 minuta para nesh dhe na duhet të dëshmojmë për objektivin që kemi, kalimin e raundit”.