Thënie të urta nga shkrimtari Marcel Proust

Thënie të urta nga shkrimtari Marcel Proust

Marcel Proust (1871 – 1922) ishte shkrimtar francez, eseist dhe kritik letrar..

Vepra e tij më e njohur është romani madhështor “Në kërkim të kohës së humbur”.

Gjeni më poshtë një përmbledhje me aforizma nga Proust:

Duke e besuar veten të sëmurë, sëmuresh. 

Zakonisht urrejmë ata që na ngjajnë, dhe cenet tona të para nga jashtë na indinjojnë. 

Nëse resht së qeni i çmendur, bëhem budalla. 

Disa kujtime janë si miqtë e vjetër: dinë të bëjnë paqe.

Bëhemi persona moralë, sapo jemi të palumtur. 

T’ua lëmë femrat e bukura njerëzve pa imagjinatë. 

Jemi të detyruar të kryejmë ndonjë marrëzi, në mënyrë që ta bëjmë realitetin të durueshëm.

Të gjitha vendimet përfundimtare merren në një gjendje shpirtërore që s’është e shkruar të zgjasë.

Rrugëtimi i vërtetë i zbulimit nuk ka të bëjë me kërkimin e vendeve të reja, por me zotërimin e syve të rinj, të shikuarit e universit përmes syve të një tjetri, të shumë të tjerëve.

Realiteti është më i afti armik. Ai hidhet në sulm pikërisht kundër asaj pike në zemrën tonë që s’e prisnim dhe që s’kishim vënë mburojë.

Nuk mund të ketë pushim në dashuri, pasi ajo që arrihet është një pikënisje e re për të dëshiruar më tepër.

Personaliteti ynë shoqëror është një krijim i mendimit të tjetërkujt.

Ndoshta ditët janë të njëjta për një orë, por jo për një njeri.

Mendimet tona jo përherë janë dakort me fjalët tona.

Në dashuri, është më e lehtë të heqësh dorë nga një ndjenjë se të braktisësh një zakon. 

Është e rrallë që lumturia të vijë e të pushojë pikërisht mbi dëshirën që e ka ndjellur.

Çdo lexues, kur lexon, lexon vetveten. Vepra e shkrimtarit është vetëm një lloj mjeti optik që i ofrohet lexuesit, duke i lejuar të shohë atë që, pa librin, ndoshta nuk do të kishte parë kurrë tek vetja. 

Tre të katërtat e sëmundjeve të personave inteligjentë e kanë prejardhjen nga inteligjenca e tyre. 

Secili quan ide të qarta ato që kanë të njëjtën masë rrëmuje me të vetat.

Gjërat që më shumë mundohemi të shmangim, janë pikërisht ato që nuk mund të shmangim. 

Pas njëfarë moshe, për sedër apo për finokëri, gjërat që më shumë dëshirojmë, janë ato që shtiremi sikur s’na interesojnë. 

Fitorja u përket atyre që durojnë një çerek ore më tepër. 

Lumturia i sjell dobi trupit, por është dhimbja që i zhvillon fuqitë e mendjes.

Dashurohet vetëm ajo gjë në të cilën përndiqet diçka e padepërtueshme, diçka që nuk e zotërojmë krejtësisht.

Duke cituar një varg të izoluar, shumëzohet forca tërheqëse.