23:00 / 23.07.2021
Xhudisti algjerian refuzon të ndeshet me izraelitin, tërhiqet nga Tokio
Xhudisti Fethi Nourine nga Algjeria është tërhequr nga “Tokio 2020”. Kjo pasi në shortin e mbajtur rivalin e kishte nga shteti i Izraelit.
Xhudisti 30 vjeçar nuk u pajtua me duelin kundër izraelitit Tohar Butbul.
“Nuk kishim fat me shortin. Ai do të sfidojë një xhudist izraelit dhe kjo është arsyeja e tërheqjes së tij nga gara. Ne nuk duam të shtrëngojmë duart e një rivali izraelit”, ka thwnw trajneri i Nourine.
Kjo gjë vjen si pasojë që Algjeria ka refuzuar të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.
Kjo nuk është hera e parë që xhudisti Nourine tërhiqet nga garat, pasi që të njëjtin veprim e bëri edhe në Kampionatin Botëror të xhudos në vitin 2019.























