Alegri e nis me “dorë të hekurt”, përjashton 3 futbollistë nga stërvitja
BKT
Sport

Alegri e nis me “dorë të hekurt”, përjashton 3 futbollistë nga stërvitja

Massimiliano Alegri e ka nisur me dorë të hekurt aventurën e re tek Juventusi teksa ditën e djeshme ka përjashtuar nga skuadra 3 futbollistë për arsye disiplinore.

Ata kanë shkuar me vonesë pak para ndeshjes miqësore të Juves me Cezenën, transmeton "Panorama".

Alegri nuk e ka duruar këtë veprim dhe i ka dërguar përsëri në shtëpi 3 lojtarët, duke marrë dhe brohoritjen e pak tifozëve të pranishëm. Kjo mund të jetë diçka normale, por Alegri kërkon tu dërgojë një mesazh të fortë lojtarëve duke i paralajmëruar që nuk ka vend tolerime.