10:45 / 26.07.2021
Nora Gjakova në finale, synon medaljen e artë
Nora Gjakova është përballur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të Tokios me japonezen, Yoshida Tsukasa.
Xhudistja nga Kosova arriti ta mposhtë, Yoshida Tsukasa.
Gjakova fitoi falë një waz-ari të marrë në ‘Golden Score’.
Nora do të përballet në finale për të luftuar për medaljen e artë, ajo tashmë e ka arritur medaljen e argjentë.























