11:07 / 26.07.2021
Akil Gjakova mundet nga Orujov, e humbë të bronztën
Xhudisti Akil Gjakova ka humbur mundësinë edhe për medaljen e bronztë, pasi nuk ka arritur ta mund arritur ta mund Rustam Orujov e Azerbajxhanit.
Akili, po ashtu ka humbur në çerekfinale ndaj konkurrenit të Mongolisë, Oshir Tsend.
Akili më herët fitoi ndaj kundërshtarëve të tij, suedezin, Tommy Macias, i pesti në renditjen botërore, pastaj Nils Stump nga Zvicëra dhe Ahmed Ayash nga Jemeni.
Kampioni i Evropës garoi në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.























