Vazhdon me aktivitete sportive Festivali Olimpik “Tokyo 2020”

Vazhdon me aktivitete sportive Festivali Olimpik “Tokyo 2020”

Festivali Olimpik që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës vazhdoi sot me ditën e katërt të aktiviteteve të ndryshme sportive, për nder të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Një ndër sportet të cilat po veçohet në aktivitetet e sotme, është edhe ai i boksit ku tanimë ka arritur edhe ekipi i boksierëve të rinj, përcjell KosovaPress.

Përkrah boksit, po ashtu ka aktivitete edhe nga sportet si futboll, ping pong dhe basketboll.