Olt Kondirolli renditet i dyti në grup të notit në “Tokyo 2020”

Olt Kondirolli renditet i dyti në grup të notit në “Tokyo 2020”

Notari 18 vjeçar është pozicionuar i dyti me kohën më të mirë në grupin e tij.

Debutuesi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Olt Kondirolli në sportin e notit në disiplinën 100 metra stil i lirë, ka zënë vendin e dytë në grupin e tij duke regjistruar kohën prej 54.33 sekonda, përcjell KosovaPress.

Kohën më të mirë se Kondirolli e pati vetëm notari nga Nepali Alexander Shah, i cili regjistroi 53.41 sekonda.

Në disiplinën e notit 100 metra stil i lirë, nga nëntë grupe sa janë, drejt gjysmëfinaleve kualifikohen vetëm 16 notarët me kohën më të mirë.