KOK: Pjesëmarrja e Oltit në `Tokyo 2020` ishte përvojë e mirë

KOK: Pjesëmarrja e Oltit në `Tokyo 2020` ishte përvojë e mirë

Notari Olt Kondirolli ka garuar sot në disiplinën 100 metra stil i lirë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se, Olti zuri vendin 64 nga 70 garues, ndërsa në baterinë e tij prej tetë garuesve zuri vendin e dytë.

Për 18 vjeçarin pjesëmarrja në LO Tokio 2020 ishte përvojë e mirë.

Oltin nga afër e përkrahën edhe zëvendësministrja Daulina Osmani dhe Arbër Mehmeti nga Ambasada e Kosovës në Japoni.