Eriksen do rikthehet në Milano për të parë nëse mund ta vazhdojë karrierën

Eriksen do rikthehet në Milano për të parë nëse mund ta vazhdojë karrierën

Christian Eriksen do të rikthehet në Milano gjatë javës së ardhshme. Eriksen pësoi sulm në zemër në qershor në ndeshjen ndaj Finlandës në “Euro 2020”, ku pas intervenimit bravoroz të stafit mjekësor dhe lojtarëve të skuadrës, veçanërisht kapitenit Simon Kjaer, ai arriti të mbijetojë.

Sipas mediave italiane, Christian Eriksen do të ritkhehet në Milano gjatë javës së ardhshme për të parë nëse do të mund të rikthehet të luajë futboll, transmeton lajmi.net.

Nëse ai dëshiron të rikthehet ndonjëherë të luaj futboll, atëherë ai duhet ta heq defibrilatorin e zemrës në mënyrë që të rikthehet në fushat e blerta sipas ligjeve në Itali.

Ai pritet në ditët e para të gushtit të shkojë në Milano për tu takuar me mjekët dhe drejtuesit e Interit.