Lukaku refuzon një ofertë të majme të Chelseat

Lukaku refuzon një ofertë të majme të Chelseat

Romelu Lukaku nuk e ka ndërmend si duket të largohet nga Interi, së paku gjatë kësaj vere. Sulmuesi belg po kërkohet me ngulm nga ish-skuadra e tij Chelsea, por ai dëshiron të qëndrojë në ‘Giuseppe Meazza’.

Chelsea janë shumë të interesuar për transferimin e sulmuesit dhe tanimë kanë filluar negociatat me Interin.

Kampionët në fuqi të Italisë i kanë kërkuar 130 milionë euro londinezëve dhe kjo shumë është gati të paguhet, transmeton Telegraf.

Por sipas mediave italiane, më saktësisht La Gazzetta dello Sport, ka raportuar se Lukaku ka refuzuar ofertën e londinezëve.

Kampioni në fuqi i Evropës i ka ofruar pagë të majme prej 10 milionë funteve në vit, ofertë që është hedhur poshtë nga belgu.

28-vjeçari edhe më parë kishte qenë pjesë e londinezëve, por asnjëherë nuk arriti të bëhet një lojtar i rëndësishëm në Stamford Bridges.

Lukaku iu bashkua Chelseat në vitin 2011, por kaloi si i huazuar te WBA e Everton, para se të shitej përfundimisht në vitin 2014.